Një 68-vjeçar ka humbur jetën në Spitalin e Traumës, pasi nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra si pasojë e një aksidenti.
Viktima i identifikuar si Bujar Xhemollari u përplas nga një automjet tip “Volkswagen” dhe mori dëmtime të shumta, ndërsa u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk arriti të mbijetonte.
Policia ka vënë në pranga edhe drejtuesin e mjetit, një 25-vjeçar nga Tirana, të identifikuar si Roland Asllanaj, banues në Laprakë.