Vendosni fjalën kyçe....

63 steka cigaresh kontrabandë nga Greqia, arrestohet shoferi i autobusit


Përsëri kontrabandë cigaresh. Policia në Kakavijë ka sekuestruar plot 63 steka cigaresh në një autobus të linjës Athinë-Vlorë.

“Në bazë  të informacioneve të marra në rrugë operative se një autobus i linjës Athinë-Vlorë, në të cilin kishte dhe mallra të fshehura me qëllim mospagimin e detyrimit doganor, do të hynte në Republikën e Shqipërisë nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë, shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, në bashkëpunim me shërbimet doganore kryen një kontroll në këtë mjet.Gjatë kryerjes së kontrollit, në pjesën e brendshme të autobusit, në një vend të përshtatur në pjesën e kondicionerit dhe në pjesën e tualetit u gjeten dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 63 steka cigaresh, si dhe në bagazhin e mjetit u gjetën dy valixhe me konfeksione, të cilat do të futeshin kontrabandë në vendin tonë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Si rezultat është vënë në pranga drejtuesi i mjetit, identiteti i plotë i të cilit nuk bëhet i ditur por jepen vetëm inicialet B. L., 40 vjeç, banues në Fier.

Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” dhe “Kontrabandë me mallra të tjerë”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *