Vendosni fjalën kyçe....

9 personat e arrestuar për tërmetin dalin sot para gjykatës


Nëntë personat që u arrestuan pak ditë më parë për shembjen e godinave pas tërmetit të 26 nëntorit do të dalin sot para gjykatës së Durrësit ku do të njihen me masën e sigurisë.

Mes të arrestuarve përmendim e shefit të shërbimeve të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, Kujtim Hasa. Ai do të akuzohet për veprën “Vrasje me dashje”. Ndërsa Ahmet Doda, drejtor i këtij institucioni është ndaluar me akuzën “Shpërdorimi i detyrës”.

Shtëpia e Pushimit në Durrës, ku humbi jetën kryekomisari Bajram Hajdarmataj më 26 nëntor, ka qenë e dëmtuar rëndë nga tërmeti i datës 21 shtator. Madje, u bë edhe një tender për të projektuar ndërhyrjet në këtë godinë. Por tenderi u shty për në datën 27 nëntor, pikërisht një ditë pasi ndodhi tërmeti.

Por pavarësisht se ishte shpallur i pabanueshëm, Hajdarmataj u lejua të qëndronte aty, çka rezultoi fatale për të. 

Ndërkohë hetimet vazhdojnë.

Te arrestuarit:

1-Arben Isaku, 42 vjeç, me detyrë ish-drejtor i ALUIZNI-it Durrës, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

2-Klajdi Lame, 32 vjeç, në cilësinë e inspektorit të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Durrës, në objektin pallat 6- katësh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga “Shoqëria Bashkimi”, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

3-Albrend Qetka, 35 vjeç, në cilësinë e specialistit të verifikimit në terren pranë ALUIZNI-it, Durrës, në objektin pallat 6- katësh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga “Shoqëria Bashkimi”, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

4-Kujtim Hasa, 53 vjeç, në cilësinë e shefit të shërbimeve të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, i dyshuar si autor i vepres penale “Vrasja me dashje”.

5-Ahmet Doda, 52 vjeç, në cilësinë e drejtorit të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

6-Rruzhdi Xheka, 79 vjeç, në cilësinë e ndërtuesit informal në objektin “Hotel Mira Mare”, ku humbën jetën 2 shtetas, i dyshuar si autor i veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”.

7-Avdulla Osmani, 61 vjeç, në cilësinë e ndërtuesit informal të legalizuar më vonë në menyrë të paligjshme të objektit “Hotel Tropikal”, ku humbën jetën 2 shtetas kosovarë, i dyshuar si autor i veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”.

8-Defrim Celami, 44 vjeç, në cilësinë e specialistit që ka përpiluar aktin e ekspertimit teknik në objektin pallat 6- katësh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga “Shoqëria Bashkimi”, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës.

9- Nevjana Isufi, 45 vjeçe, e cila me studion e saj private hartonte projekte fiktive, e dyshuar si autore e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *