Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është mbledhur në një tryezë me gazetarët, ku është zotuar të ç’bëjë sapo të vijë në pushtet ligjin që kërkon qeveria të miratojë, për median online, nëse e miraton.
“Kjo me të cilën po ballafaqohemi nuk është anektodë. është vazhdimi i një ofensive të pandërprerë kundër gazetarëve, kundër lirisë së mediave.
Nuk jemi në pozita paternalizmi për tju marrë në krahët e opozitës. Pa lirinë e medias nuk ka liri politike. Këtu jemi si partnere në një interes, në interesin e informimit të qytetarëve. Mosinformimi dhe keqinformimi është objektiv i qeverisë dhe Ramës, arrestimeve, presioneve financiare duke ngushtuar informimin. Kjo është një vijë e kuqe e papranueshme për në Partinë Demokratike dhe opozitën e bashkuar. Kjo është një luftë e shpallur kundër lirisë së medias. Qeveria po propozon një për të instaluar censurën. Objektivi ynë është ti japim vendit një kuadër ligjor për ti mbyllur derën tranzicionit ndaj medias dhe për ta zhvendosur në standarde europiane në praktika të autonomisë dhe lirisë së shprehjes. Nëse çmenduria çohet deri në fund në parlamentin e cunguar, opozita nuk do ta njohë dhe sapo të ketë mundësinë e qeverisjes për ta zhbërë këtë legjislacion bashkë me shoqatat e gazetarëve të pezullojmë çdo masë të tillë arbitare.”- tha Basha.