Vendosni fjalën kyçe....

Diplomati holandez i propozon politikës së Kosovës, tre emra për President


Diplomati holandez, që ka shërbyer si ambasador në Kosovë, Robert Bosch, ka propozuar tre emra për Presidenti të Kosovës, të cilët, sipas tij, do të ndihmonin të arrihej një kompromis mes LDK-së dhe Vetëvendosjes dhe do t’i hapte rrugë krijimit të qeverisë së re.

Bosch thotë se po përcjell nga afër zhvillimet e fundit në Kosovë, e për pikën ku LDK e VV-së po arrijnë të merren vesh, ish-ambasadori i Holandës ka disa propozime, shkruan Gazeta Express.

Emri i parë që Bosch ka propozuar është ai i ish-presidentit të Kosovës dhe ish-kreut të LDK-së, Fatmir Sejdiut.

 “Fatmir Sejdiu mund të jetë një kompromis i mirë në pozitën e presidentit, edhe pse ky funksion nuk është i lirë edhe për një kohë. Ai ka eksperiencë, është i pavarur dhe nuk është i angazhuar në ndonjë parti”, ka shkruar diplomati tanimë i pensionuar.

Ndërkaq ai si të denjë për pozitën e presidentit, që zgjedhjet në vitin 2021, e sheh publicistin Veton Surroi dhe ish-ambasadoren e Kosovës në Holandë, Vjosa Dobrunën.

“Dy të tjerë, që janë krejtësisht të pavarur, më shkuan në mend si kandidatë të shkëlqyer: Veton Surroi dhe Vjosa Dobruna. Të dy me përvojë në vend dhe ndërkombëtarisht. Ata do ta përmirësonin imazhin e vendit”-ka shkruar Bosch, transmeton Gazeta Express.

 “Jam i sigurt se ka kandidatë të tjerë të përshtatshëm, por duke ndjekur lajmet në baza ditore, s’mund të qëndroja pa u përfshirë pak”, ka shkruar tutje ish-ambasadori i Holandës. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *