Presidenti Donald Trump shkroi në Twitter duke i kërkuar ish-drejtorit të FBI-së, James Comey, që t’i kërkonte ndjesë, pasi Comey kërkoi falje në TV për trajtimin e tij të gabuar të ccështjes ‘Russiagate’.
‘Kështu që tani ai po e pranon se ishte gabim. Por ai po e bën këtë vetëm sepse u kap gafil. Ai ishte kapur në të vërtetë shumë kohë më parë. Pra, cilat janë pasojat për sjelljen e tij të paligjshme. A mund të ketë vite në burg? Ku janë ndjesat për mua dhe të tjerët, Jim?’ – shkroi ai.
Raporti gjeti 17 parregullsi dhe pasaktësi në aplikacionin për FISA-n me urdhër të FBI-së, të përdorura për të marrë lejen për të vëzhguar ish-këshilltarin e fushatës Trump, Carter Page.
Duke dëshmuar para Komitetit të Gjykatës së Senatit të mërkurën, Inspektori i Përgjithshëm, Michael Horowitz tha se ‘gabimet themelore e serioze’ të FBI-së ccuan në dështim nga ‘gjithë zinxhiri i komandës’.
Vetë Comey kërkoi falje për ‘Fox News’, duke thënë ‘Më vjen keq për keqpërfaqësimin e rolit të Dosjes Steele në fillimin e hetimit. Unë gabova.’ – tha ai.