Në një komunikatë të publikuar, FIFA ka deklaruar se ka ngritur padi kundër Mishel Platinisë dhe Sep Blaterit.
“FIFA ka depozituar në gjykatën zvicerane një padi kundër ish-presidentit të FIFA-s, Josep Blater dhe ish-zv/presidentit, Mishel Platini, duke kërkuar rikthimin e 2 milionë frangave zvicerane (rreth 1.84 milionë euro), të cilat Platini i ka marrë në formë pagese në vitin 2011”.
Kjo padi nuk është një befasi pasi pritej që FIFA të merrte këtë mendim. Tashmë është radha e Gjykatës Supreme në Zvicër që të thotë fjalën e saj për këtë çështje.