Zyrtari francez i ngarkuar me mbikëqyrjen e reformës së pensioneve që shkaktuan greva në të gjithë Francën ka dhënë dorëheqjen, njoftoi Presidenca të hënën. Dorëheqja vjen pas raporteve se zyrtari ka dështuar të zbulonte të ardhura nga jashtë.
Në një deklaratë, zyra e Emmanuel Macron tha se Komisioneri i Lartë për Pensionet, Jean-Paul Delevoye, kishte vendosur të jepte dorëheqjen ‘me nismën e tij’.
Franca aktualisht është në mes të protestave dhe grevave të drejtuara nga sindikatat në lidhje me përpjekjet e qeverisë për reformën e pensioneve. Administrata e Macron ka refuzuar t’u përmbahet kërkesave kundër masave të reja, të cilat u zbuluan nga kryeministri Edouard Philippe javën e kaluar.
Mediat franceze njoftuan kohët e fundit se Delevoye kishte dështuar të zbulojë të ardhura nga jashtë nga një numër pozicionesh që ai do mbante ndërsa po shërbente edhe në kabinetin qeveritar.
Ai raportohej se do të merrte 123,000 euro nga ato role që kur ai mori rolin e tij në kabinet
. Kritikët e regjimit të ri të pensionit të propozuar thonë se do t’i detyrojë njerëzit të punojnë më gjatë dhe për më pak para, kurse protestuesit thonë se ata do të vazhdojnë të dalin në rrugë derisa të dëgjohen kundërshtimet e tyre.