Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet i pajetë një 74 vjeçar në Kurbin, dyshohet se ka vrarë veten


Një 74-vjeçar ka humbur jetën dhe dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës ‪18:20 në Milot të Kurbinit. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Pjetër Marku, banues në Milot. Kanë qenë familjarët ata që kanë parë të moshuarin të mbuluara në gjak dhe më pas kanë sinjalizuar policinë.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *