Një hajdut nuk u mjaftua thjesht me vjedhjen e një pakoje, por e çoi krimin në një tjetër nivel duke i shkruar një letër falenderimi pronares së pakos.
Ngjarja ka ndodhur në Minesota, ku pronarja e shtëpisë, Hilary Smith tha që ajo gjeti shënimin në verandën e saj pasi u kthye në shtëpi rreth orës 07:00, dhe disa orë pasi mori një mesazh ku thuhej se pakoja e saj u dorëzua me sukses.
“Pra, vetëm një falënderim të shpejtë që më latë mundësinë të vidhja pakon tuaj. Shumë e sjellshme nga ana juaj. Faleminderit ”- thuhet në shënim.
Siç shkruan Fox News, hajduti kishte marrë madje edhe mundimin ta firmoste letrën: “Nga pronari i ri i pakos tuaj”.
Policia postoi një fotografi të shënimit mizor në “Twitter” ndërsa ofronte këshilla për banorët për të parandaluar këtë lloj krimi. Ata ishin gjithashtu kuriozë të shikonin nëse të tjerë kanë marrë një shënim të ngjashëm, duke u kërkuar banorëve të zonës të raportojnë këto lloj vjedhjesh.
Smith tha se pakoja ishte një dhuratë e vogël për shefin e saj, një karikues telefoni, kështu që vendosi të mos e raportojë krimin.