Vendosni fjalën kyçe....

INSTAT: 671.000 shqiptarë jetojnë në varfëri, Shqipëria e treta në Europë për nivelin e lartë


Rreth 23 për qind e popullsisë shqiptare është e rriskuar të jetojë në varfëri sipas një anketë në familjet shqiptare për realizoi INSTAT dhe u publikuar sot për herë të parë.

Sipas INSTAT treguesi i rrezikut për të qenë i varfër në Shqipëri në vitin 2018 është 23,4 %. Në vitin 2017, ky tregues ishte 23,7 %, duke pësuar një rënie me 0,3 pikë përqindje.

Krahasuar me shtetet e tjera të BE në lidhje me treguesin e rrezikut për të qenë i varfër, për vitin 2018, Shqipëria e vlerësuar me 23,4 % renditet para Serbisë (24,3 %) dhe Rumanisë (23,5 %).

Treguesit e varfërisë në Anketën e të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës, bazohen në konceptin relativ të varfërisë, i cili merr në konsideratë të ardhurat familjare të disponueshme, numrin e pjesëtareve në familje (madhësinë e familjes) dhe shpërndarjen e të ardhurave ndërmjet grupeve të popullsisë.

Në Shqipëri kufiri i rrezikut për të qenë i varfër për një person në vitin 2018 është vlerësuar 160.742 Lekë krahasuar me 145.017 lekë që ishte në vitin 2017.

Në vitin 2018, janë vlerësuar rreth 671.000 individë që jetojnë nën kufirin e rrezikut për të qenë të varfër, kundrejt rreth 681.000 të vlerësuar në vitin 2017. Kjo tregon se niveli i përgjithshëm i të ardhurave familjare të disponueshme është rritur dhe përqindja e individëve në rrezik për të qenë të varfër është ulur me rreth 1,5 %.

Shkalla e thelluar e privimit material tregon përqindjen e individëve që jetojnë në familje të cilët nuk përballojnë të paktën 4 nga 9 kategoritë e privimit material. Ky tregues është vlerësuar 38,3 % në vitin 2018 kundrejt 41,1 % vlerësuar në vitin 2017, duke shënuar një rënie prej 2,8 pikë përqindje.

Intensiteti në punësim i familjes i referohet numrit të muajve që të gjithë individët e familjes kanë punuar kundrejt numrit gjithsej të muajve që teorikisht duhet të punojnë gjatë vitit (12 muaj). Familjet të cilat konsiderohen me intensitet shumë të ulët në punësim përcaktohen në kufirin 20 %.

Individët e grupmoshës 18-59 vjeç të cilët jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët në punësim në vitin 2018 sipas vlerësimeve përbëjnë 13,3 % kundrejt 14,4 % të rezultuar në vitin 2017, duke pasqyruar një rënie prej 1,1 pikë përqindje.

Rreziku për të qenë i varfër ose përjashtimi social i referohet individëve që janë në rrezik për të qenë të varfër ose thellësisht të privuar materialisht ose që jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët në punësim.

Në vitin 2018 ky tregues është vlerësuar 49,0 % kundrejt 51,8 % vlerësuar në vitin 2017. Përfitimet sociale, si pensionet e pleqërisë dhe ato familjare, të përfshirë në të ardhurat familjare të disponueshme, ndikojnë në uljen e rrezikut për të qenë i varfër.

Nëse në nivelin e të ardhurave nuk do të përfshiheshin të gjitha llojet e përfitimeve sociale, rreziku për të qenë i varfër në vitin 2018 është vlerësuar 39,0 % kundrejt 26,3 % që është vlerësuar nëse do të përfshiheshin në nivelin e të ardhurave përfitimet sociale vetëm nga pensionet e pleqërisë dhe ato familjare.

Rreziku për të qenë i varfër sipas grupmoshave dhe gjinisë është analizuar për tre grupmosha. Trendi në rënie vihet re në grupmoshën 18-64 vjeç ku rreziku për të qenë i varfër në vitin 2018 në krahasim me vitin 2017, është ulur me 0,5 pikë përqindje. Grupmosha 0–17 vjeç nuk ka pësuar ndryshime, ndërsa grupmosha mbi 65 vjeç ka pësuar rritje me 0,6 pikë përqindje.

Rreziku për të qenë i varfër sipas statusit të punësimit, për të punësuarit e moshës 18 vjeç e lart, në vitin 2018 është vlerësuar me rënie me 1,4 pikë përqindje krahasuar me vitin 2017. Rreziku për të qenë i varfër tek individët e papunë ka pësuar një rënie prej 1,7 pikë përqindje.

Shkalla e varfërisë sips tipit të familjes, në vitin 2018, në familjet pa fëmijë në varësi, vlerësohet të jetë më e ulët krahasuar me familjet me fëmijë në varësi, respektivisht 15,2 % pa fëmijë në varësi dhe 27,0 % me fëmijë në varësi. Një vit më parë këto përqindje ishin respektivisht 15,9 % dhe 26,9 %.

Niveli i pabarazisë sipas shpërndarjes së të ardhurave matet nëpërmjet koeficentit Gini dhe raportit të kuintileve të të ardhurave (S80/S20). Koeficenti Gini mat pabarazinë në shpërndarjen e të ardhurave, ku vlera 0 % shpreh barazinë e plotë dhe të gjithë individët kanë të ardhura të njëjta, ndërsa një koeficient Gini i barabartë me 100 % shpreh pabarazinë e plotë ku vetëm një person ka të gjitha të ardhurat.

Në vitin 2018, Gini është vlerësuar 35,4 %, duke pësuar rënie me 1,4 pikë përqindje nga viti 2017. Raporti kuintileve S80/S20, është një indikator i cili mat pabarazinë në të ardhura me anë të raportit të nivelit më të lartë të të ardhurave disponibël të ekuivalentuara (kuintili i fundit) me nivelin më të ulët të të ardhurave disponibël të ekuivalentuara (kuintili i parë).

Ai paraqet raportin ndërmjet të ardhurave gjithsej të ekuivalentuara të 20 % të popullsisë me të ardhura më të larta dhe të 20 % të popullsisë me të ardhura më të ulëta. Në vitin 2018 raporti S80/S20 është vlerësuar me 0,5 pikë për qind më pak krahasuar me vitin 2017.

Për popullsinë 65 vjeç e lart ky raport është vlerësuar me rënie 0,1 pikë përqindje, ndërkaq për personat nën 65 vjeç rënia vlerësohet 0,5 pikë përqindje në vitin 2018 krahasuar me vitin 2017.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *