Vendosni fjalën kyçe....

KED publikon pikët për Inspektorin e Lartë në Drejtësi, i pari renditet Artur Metani


Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka shpallur listën paraprake të renditjes së kandidatëve për Inspektorin e Lartë në Drejtësi (ILD).

Në listën paraprake i renditur i pari nga KED qëndron Artur Metani ndërsa në vendin e dytë Eris Hysi dhe në të tretin Joana Asimi Sorraj.

Artur Metan ka mbajtur më parë postin e Avokatit të Shtetit.

Njoftimi i KED:

Në zbatim të nenit 147/d pika 4 dhe nenit 149/d pika 1 të Kushtetutës, të nenit 199 pika 2, nenit 201 pika 2, nenit 239 dhe nenit 240 të ligjit nr.115/2016, si edhe të dispozitave të aktit nënligjor normativ Vendimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi nr. 5 datë 02.04.2019 “ Për kriteret dhe procedurën e vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”,

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, në mbledhjen e tij të datës 11.12.2019, ka vendosur fillimin e procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe po në të njëjtën ditë ka realizuar edhe intervistat me kandidatët e lejuar për këtë vend vakant.

Në zbatim të nenit 239 pika 3 të ligjit nr.115/2016, duke vijuar të qëndrojë i mbledhur deri në përfundimin e procesit të vlerësimit dhe të renditjes së kandidatëve,

pasi e përfundoi punën e tij për shqyrtimin e dokumentacionit të paraqitur nga vetë kandidatët dhe atij të siguruar nga Këshilli në komunikimin me institucionet e tjera lidhur me të dhënat e nevojshme për vlerësimin e kandidaturës dhe të të dhënave të nxjerra nga intervistat me kandidatët,

ditën e sotme, data 16.12.2019, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi realizoi diskutimin mbi vlerësimin dhe pikëzimin e kandidatëve të lejuar për Inspektor i Lartë i Drejtësisë.

Rezultati paraprak i pikëzimit për secilin kandidat të vlerësuar është si më poshtë:

  1. Artur Metani 89.6 Pikë
  2. Eris Hysi 78.3 Pikë
  3. Joana Asimi Sorraj 82.5 Pikë
  4. Lindita Troja 63.4 Pikë
  5. Sokol Stojani 89 Pikë

Krahas procesit të punës për zbardhjen e vendimeve të arsyetuara për vlerësimin dhe pikëzimin e secilit kandidat të lejuar, në zbatim të nenit 239 të ligjit nr.115/2016 dhe të pikave 67-74 të Vendimit nr.5 datë 02.04.2019 “ Për kriteret dhe procedurën e vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”, në mbledhjen e ardhshme të Këshillit, do të shqyrtohen dhe miratohen:

  1. a) Lista përfundimtare e renditjes së kandidatëve për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë;
  2. b) Raporti i arsyetuar për procedurën e verifikimit, të vlerësimit dhe pikëzimit të secilit kandidat dhe të renditjes së tyre, për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Pas shqyrtimit dhe miratimit të këtyre akteve në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, organit të emërtesës, Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, do ti dërgohen Lista Përfundimtare e Renditjes së Kandidatëve dhe Raporti i Arsyetuar i Këshillit ku përmbahet analiza lidhur me plotësimin ose jo të kushteve ligjore të kandidimit nga secilit kandidat në vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për procedurën e ndjekur në vlerësimin, pikëzimin dhe renditjen e kandidatëve të lejuar, si edhe aktet përkatëse të verifikimit dhe të vlerësimit e pikëzimit për secilin kandidat.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *