Komisioni i Ekonomisë ka votuar për shkarkimin e Arben Malajt si anëtar i Bordit Mbikëqyrës të Bankës.
Komisioni ka miratuar propozimin e kryeministrit Rama dhe më pas vendimi do i kalojë Kuvendit për miratim.
Në seancën e sotme dëgjimore në Komisionin e Ekonomisë, ku ishte i pranishëm edhe z. Malaj, ky i fundit kërkoi përfaqësues nga kryeministria pasi sipas tij kjo ëështje duhej trajtuar ligjërisht pasi do shkonte në Gjykatën e Strasburgut.
Mbledhja është shoqëruar me replika mes Malajt dhe kreut të Komisionit, Ahmetaj.