Një makinë ka përplasur një këmbësore në Berat pasditen e sotme në vendin e quajtur “kombinat”.
Nga plagët e marra, këmbësorja është dërguar në spital në gjendje të rëndë.
Shtetasi F.H, 41 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar 55-vjeçaren Sanie Muça, e cila është transportuar në Spitalin Rajonal Berat, në gjendje të pastabilizuar për jetën.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Burime spitalore bëjnë me dije se 55-vjeçarja Sanie Muça është në gjendje kritike për jetën.
Teksa e plagosura po transportohet në Spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim të mëtejshëm, policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit.