Ditën e nesërme do të ketë ndërprerje të energjisë në disa zona në Tiranë. Përmes një njoftimi për shtyp Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bën me dije se shkak i ndërprerjes së energjisë janë punimet për rikonstruksionin e kabinave.
Mësohet se energjia do të shkëputet për 4 orë, duke nisur nga ora 10:00-14:00 pjesërisht bizneseve private përgjatë Autostradës Tiranë-Vorë.
Ndër zonat që do të vuajnë mungesën e energjisë do të jetë pjesërisht edhe rruga “Todi Shkurti”, duke nisur nga ora 09:00-15:00.
Njoftimi i plotë i OSHEE:
Njoftim për abonentët Tiranë
Stakim, data 17 Dhjetor
Në vijim të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, nesër (17 dhjetor), do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë
10:00-14:00
Pjesërisht bizneset private përgjatë Autostradës Tiranë-Vorë
09:00-15:00
Pjesërisht rruga “Todi Shkurti”