Dy fqinj janë përleshur fizikisht me njëri-tjetrin ndërsa ndërhyrja e policisë ka bërë që konflikti të mos përshkallëzohej.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shesh ku sipas policisë D.N., 45-vjeç dhe një tjetër banorë i zonës janë përleshur me njëri-tjetrin pas një konflikti për çështje pronash.
45-vjeçari ka goditur me kazmë bashkëfshatarin, ndërsa djali i të plagosurit, K.D., 27-vjeç, ka shkuar në shtëpi dhe pasi ka marrë armën e gjahut me leje dhe ka provuar të qëllojë me çifte fqinjin.
Dy personat e lartpërmendur janë arrestuar ndërsa babai i K.D., ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
‘Komisariati nr.6 i Tiranës ka parandaluar një konflikt të ashpër midis disa personave në fshatin Shesh të Tiranës, duke arrestuar dy persona.
Policia u njoftua se fshatin Shesh po ndodhte një sherr i madh për çështje pronash midis disa personave dhe nxitoi në vendin e ngjarjes, duke arrestuar në çast D. N, 45 vjeç dhe K. D, 27 vjeç, fqinjë me njeri – tjetrin.
45-vjeçari e goditi me kazmë një bashkafshatarin e tij me iniciale E. D, që përfundoi në spital dhe fatmirësisht, nuk i rrezikohet jeta.
Mirëpo konflikti ka agravuar më tej, sepse djali i të plagosurit, 27 –vjeç, ka marrë një armë gjahu të mbushur me fishekë, që e kishte me leje ka tentuar ta qëllojë fqinjin D. N. në shtëpi, por nuk mundi dot falë ndërhyrjes së shpejtë të Policisë.
Policia i kapi armën e gjahur me fishekë, me të cilën ky shtetas dyshohet se do kryente krimin.
Tashmë, dosja u dërgua në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, në ngarkim të D. N dhe “Vrasje e mbetur në tentativë”, në ngarkim të shtetasit K. D.’