Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk planifikon të jetë pjesë e Forumit Botëror të Ekonomisë, që do të mbahet muajin e ardhshëm në qytetin zviceran të Davosit.
“Në planifikimet e bëra, nuk ka ndonjë udhëtim për në Forumin e Davos”, njoftoi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Forumi, në takimin e tij të 50-te, më 21-24 janar, do të mbledhë liderët botërorë për të diskutuar hartimin e politikave.
Temë kryesore në rendin e ditës do të jetë edhe ndryshimi i klimës.