Vendosni fjalën kyçe....

Rama s’pyet për rrip sigurimi, rrezikon dy fëmijët që i shpëtuan tërmetit (PAMJET)


Kryeministri Edi Rama publikoi mëngjesin e sotëm një video-live, ku shfaqej duke shoqëruar në shkollë Alesio Cakonin dhe Aurel Lalën, 7 dhe 10 vjeç, të cilët i shpëtuan tërmetit të 26 nëntorit.

Pasi iu shkatërruan shtëpitë dhe humbën disa anëtarë të familjes, dy djemtë tanimë janë zhvendosur në Kamëz dhe janë komshinj me njëri-tjetrin. Rama e shfrytëzoi rastin e dy të miturve për të tërhequr vëmendjen tek vetja dhe u shfaq duke i shoqëruar me makinë për në shkollën e tyre të re.

Por një detaj në video nxjerr zbuluar kryeministrin, duke treguar se sa i interesuar dhe sa kujdes po tregon ai në të vërtetë për dy të miturit, saqë nuk pyet as për rripin e sigurimit. Po, Alesio dhe Aureli udhëtojnë krah Ramës secili pa rrip, duke rrezikuar jetën edhe një herë tjetër.

Gazetari Flamur Vezaj e ka vënë re këtë detaj dhe e konsideron këtë papërgjegjshmëri totale nga ana e kryeministrit të vendit. Madje pyet nëse ai i vë rripin e sigurimit djalit të tij Zahos, kur udhëtojnë me makinë.

Rama u mundua të tregonte se sa i interesuar ishte për mbarëvajtjen e fëmijëve në shkollë, të cilët i këshilloi të mësonin shumë dhe të merrnin vetëm nota të larta. Ai madje u tha se do t’i ndiqte deri kur të mbaronin shkollën, por nuk u interesua për gjënë më thelbësore, siç është siguria e tyre./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *