Kryeministrja e Skocisë, Nicola Sturgeon, ka paralajmëruar kryeministrin britanik Boris Johnson kundër përpjekjes për të bllokuar një referendum të dytë të pavarësisë, duke pohuar se vendi i saj nuk mund të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar me forcë.
Johnson dhe qeveria e tij konservatore kanë deklaruar se ata nuk do të lejojnë një votë tjetër që Skocia të largohet nga Mbretëria e Bashkuar, por Sturgeon, partia e së cilës fitoi 48 nga 59 vendet e Skocisë në parlamentin e Britanisë së Madhe në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme, tha që çështja nuk varet nga Johnson.
‘Ju nuk mund ta mbani Skocinë në union kundër vullnetit të saj. Nëse Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë, ajo mund të jetë vetëm me pëlqim.’ – theksoi Sturgeon.