Deputeti i Partisë Socialiste, Musa Ulqini, ka thënë në mbledhjen e pasdites së Komisionit të Medias, se qëllimi i projektligjeve të mediave nuk është mbrojtja e Edi Ramës, por mbrojtja e pluralizmit dhe gazetarëve.
Ai theksoi se ligji rregullon të drejtën e autorit, privatësisë si dhe financimin e portaleve.
‘Ne jemi votuar, kemi marrë në konsideratë shqetësime e mijëra qyteyarëve. Nuk jemi këtu duke mbrojtur Edi Ramën, por jemi duke mbrojtur pluralizmin. Nëse nuk e dimë se kush i financon portalet është rrezik i madh. Po mbrojmë transparencën. Kush i financon, Rama, Meta, Basha, partitë politike, bizneset private, paratë e krimit, janë para që vijnë nga organizata terroriste islamike. Ne po mbrojmë gazetarët sepse nuk paguajnë sigurime. Punojnë në të zezë. Ne po mbrojmë të drejtën e autorit. Po vëmë rregull.’ – tha ndër të tjera socialisti Musa Ulqini.