Portieri belg, Thibaut Courtois, ishte heroi i Realit të Madridit në barazimin e ekipit ndaj Valencias.
Pas golit të Valencias në minutën e 78-të të takimit, madrilenët ishin shumë pranë humbjes në ‘Mestalla’.
Por në minutat e fundit, Reali fitoi një goditje këndi dhe portieri belg kërceu mbi gjithë të tjerët duke e goditur topin që më pas u shfrytëzua nga Benzema për të shënuar golin e barazimit.
Aktualisht Reali i Madridit ka të njëjtat pikë me Barcelonën në krye të renditjes dhe këtë sezon pritet të rivalizojë si duhet për titullin kampion.