Vendosni fjalën kyçe....

“The Albanian House”, njihuni me projektin e rrallë që hulumton shtëpitë karakteristike shqiptare


‘The Albanian House’ është një projekt i rrallë që synon gjetjen, përshkrimin dhe dokumentimin e shtëpive karakteristike shqiptare.

Ky projekt interesant është kuruar nga dy të apasionuara pas shtëpive karakteristike në mbarë Shqipërinë.

Në përshkrimin e projektit që prezantohet sonte thuhet se ai ka nisur si hulumtim mbi tiparet kryesore arkitekturore të banesave, historisë së tyre, ndryshimet nëpër të cilat kanë kaluar, ndër vite dhe gjendjen e tyre aktuale.

Synimi i kuratoreve është ‘ofrimi i vlerësimit të këtyre thesareve të fshehura dhe kujtesës kolektive që lidhet me to. Në të njëjtën kohë, ta bëjmë këtë njohuri më të aksesueshme, për të gjithë, përmes një platforme dixhitale, me kod-burim të hapur.’

Në projekt theksohet se tipologjitë më karakteristike të shtëpive dëshmojnë për një zhvillim të caktuar socio-ekonomik në Shqipëri, nga shekulli 18 deri në mes të shekullit të 19-të.

Ndër qindra shtëpitë karakteristike të përfshira në projektin në fjalë janë Vila Fortuzi, Sarajëet Toptani, Vila Nepravishta, shtëpia e piktorit Sali Shijaku, kulla e Mic Sokolit, Vila e Mbretit Zog në Durrës, etj.

Projekti dhe zbatimi i projektit është mbështetur nga Fondi Zvicerian i Kulturës për Shqipërinë.

Kuratoret e projektit janë Sonia Budini dhe Jora Kasapi ndërsa fotot janë bërë nga Andis Rado, ndërsa projekti prezantohet sot në orën 18 e 30.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *