Vendosni fjalën kyçe....

107 vjet Shërbim Sekret Shqiptar, çfarë shkruante një vit më parë media britanike


Më 17 dhjetor 1912 themelohej Shërbimi Sekret i Shtetit Shqiptar, që sot mban emërtimin Shërbimi Informativ Sh

Kreu i këtij institucioni, Bendo, nëpërmjet një urimi zyrtar thekson se SHISH-i është i përkushtuar në ruajtjen e sigurisë kombëtare dhe mbrojtjen e integritetit, pavarësisë e rendit kushtetues.

Pak kohë më parë, britanikja ‘The Independent’ në një shkrim të sajin vinte ne dukje se Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s kishte publikuar në internet informacione të ndjeshme lidhur e oficerët e SHISH-it, duke dhënë publikisht informacione rreth identitetit të tyre, automjeteve, roleve operacionale, udhëtimeve dhe zakoneve të përditshme, në atë që duket të jetë një shkelje e madhe dhe potencialisht e rrezikshme e që mund të ketë pasoja ndërkombëtare.

Sipas medias britanike, të dhënat e pagave dhe të shpenzimeve të vendosura në tabelat në faqen e internetit të Ministrisë së Financave të Shqipërisë tregojnë një sasi të madhe dhe të hollësishme mbi Shërbimin Informativ Shtetëror, duke përfshirë vendndodhjet e zyrave në terren, tërheqjet në para si dhe minutat hidraulikët, teknikët dhe mekanikët që përdorin.

Të dhënat tregojnë emrat dhe numrat e kartave të identifikimit të agjentëve në shërbim, që veprojnë brenda dhe jashtë vendit, duke përfshirë dy që kanë poste të ndjeshme në selinë e NATO-s në Bruksel.

Fletët e tabelave tregojnë emrat, pozicionet, pagat dhe shpenzimet e së paku tetë operatorëve kryesorë shqiptarë – disa që punojnë nën mbulimin diplomatik – në Belgjikë, Greqi, Kosovë, Itali, Maqedoni dhe Serbi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *