Vendosni fjalën kyçe....

25 vjet pas publikimit, “All I Want For Christmas” e Mariah Carey më në fund renditet e para në “Billboard Hot 100”


“All I Want for Christmas is You”- të gjithë e njohim këngën e famshme të Mariah Carey, e cila 25 vjet pas publikimit  më në fund ka arritur të zërë vendin e parë në renditjen e “Billboard Hot 100”.

Kënga festive u publikua në vitin 1994 si një EP dhe jo një e vetme, që domethënë nuk lejohej të garonte në “Hot 100” të revistës Billboard. Pas ndryshimit të rregullave, kënga hyri së pari në listë në vitin 2000 dhe vitet e fundit ka vijuar të ngjitet pranë vendit të parë.

“Ne ia dolëm”, ka shkruar Carey pasi ka mësuar lajmin.

“All I want for Christmas is You” është një nga meloditë më të njohura në këtë kohë të vitit në të dyja anët e Atlantikut, dhe aktualisht është kënga më e transmetuar në Mbretërinë e Bashkuar në “Spotify”.

Kënga fitoi më shumë popullaritet në vitin 2003 kur u paraqit në filmin “Love Actually”.  Sipas Billboard, vetëm këtë javë kënga ka siguruar 45 milion transmetime, 34 milion shfaqje në radio dhe 27,000 shitje dixhitale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *