Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka takuar Drejtorin e Institutit Ndërkombëtar Republikan për Europën, Paul McCarthy.
Basha thotë se gjatë këtij takimi ai ka diskutuar me McCarthy lidhur me krizën politike dhe luftën kundër korrupsionit.
“Takim shumë i frytshëm me z.Paul McCarthy, Drejtor i @IRIglobal për Europën me të cilin folëm për krizën politike & intensifikimin e bashkëpunimit në luftën kundër korrupsionit. Vlerat e perëndimit duhet të jenë udhërrëfyes për zgjidhjen e krizës & ndërtimin e një shteti modern.”- shkruan Basha.
McCarthy mban postin e drejtorit të divizionit në IRI për Europën që prej tetorit të vitit 2018, ku ai është përgjegjës për mbikëqyrjen e programeve specifike rajonalë.