Brad Pitt dhe Jennifer Aniston mund të jenë ndarë 15 vjet më parë, por duket se ata tanimë janë miq shumë të mirë.
Aktori thuhet se ka marrë pjesë në festën e Krishtlindjes të organizuar nga Aniston, javën e kaluar. Mdje ai ishte ndër të parët që mbërriti dhe i fundit që u largua.
Pitt dhe Aniston njoftuan se do të ndaheshin në janar të vitit 2005 pas pesë vjetësh martesë. Një burim i tha “E! News”: “Brad mbërriti pak pas orës 7 pasdite dhe shumica e të ftuarve filluan të mbërrinin shpejt pas tij. Ai ishte ndër të parët që mbërriti dhe i ftuari i parafundit që u largua, rreth orës 11:00.”
Në festën e Aniston, ishin të pranishëm gjithashtu aktori Tom Hanks dhe gruaja e tij Rita Wilson si dhe Kate Hudson dhe partneri i saj Danny Fujikawa. Ish-i i Pitt, aktorja Gwyneth Paltrow dhe bashkëshorti i saj Brad Falchuk ishin gjithashtu të ftuar.
Lisa Kudrow dhe Reese Witherspoon gjithashtu iu bashkuan festës. Burimi shtoi se dukej si një mbledhje e miqve të ngushtë, pasi numri i të ftuarve nuk ishte shumë i madh.
Të ftuarit po ashtu ishin veshur në mënyrë të rastësishme dhe të thjeshtë.