“Do të na mbajë në burg me çdo kusht”, grupi “Bajri” kallëzon penalisht gjyqtaren


Vijon konflikti mes të pandehurve të konsideruar si pjesëtarë të grupit kriminal “Bajri”, me gjyqtaren Iliriana Olldashi.

Katër personat e arrestuar, Safet Bajri, Ilir Bajri, Ismet Idrizi dhe Asmer Bilali, e kanë kallëzuar penalisht gjyqtaren e çështjes së tyre të cilën e akuzojnë për “shpërdorim detyre”.

Katër pjesëtarët e grupit “Bajri” thonë se kanë kaluar më shumë se 3 javë dhe vendimi i masës së sigurimit “arrest ne burg” nuk është zbardhur, për pasojë aktet nuk janë depozituar në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda.

Sipas padisë së publikuar nga “BalkanWeb“,  personat e lartpërmendur thonë gjyqtarja Olldashi po mundohet t’i mbajë në burg me çdo kusht.

 

Edhe pse masa për akuzat e një viti më parë u skadoi më datë 22 nëntor, Behar Bajri, Safet Rustemi, Ilir Rustemi, Ismet Idrizi dhe Asmer Bilali do të vijojnë që të qëndrojë në burg pas vendimit të gjykatës. Shkak u bënë akuzat e reja që ka ngritur prokuroria ndaj këtyre personave.

Avokati mbrojtës i Safet Bajrit, Arbër Hoxha, i ka konsideruar si “Flluskë sapuni” akuzat e reja që janë ngritur në drejtim të këtij grupi. Sipas tij nuk ka akuza të reja, thjesht janë të njëjtat akuza, për të cilat kishin kaluar afatet e paraburgimit. 

Personat e lartpërmendur u arrestuan vitin e shkuar në kuadër të operacionit të koduar “Oaz”, ku u arrestuan mbi 10 pjesëtarë të këtij grupi. Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar 10 masa të reja sigurie ku gjashtë prej të akuzuarve mbahen në burg.

Masa e sigurisë “Arrest në burg”

1-Behar Brajoviq (Bajri)

2-Safet Rustemi

3-Ilir Rustemi

4-Asmer Bilali

5-Ismet Idrizi

6-Sirjan Alija

Masa e sigurisë  “Arrest në shtëpi”

7-Jorida Murati

Masa e sigurisë  “Detyrim paraqitje”

8-Senad Halluni

9-Florine Hoxha

10-Mira Nikaj (Përgjegjëse e financës në Spital)


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *