Vendosni fjalën kyçe....

Familja e kërkonte prej disa ditësh, 57-vjeçari gjendet i mbytur te Liqeni Artificial


Një 57-vjeçar është gjetur i pajetë në orët e para të mëngjesit, tek Liqeni Artificial. Bëhet fjalë për një person me inicialet A. I., i cili prej disa ditësh kërkohej nga familjarët.

Sipas të afërmve, 57-vjeçari vuante nga problemet mendore.

“Rreth orës 07:00 në Liqenin Artificial, nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr 1,  është gjetur i pajetë shtetasi  A. I.,57 vjeç, banues në Tiranë. Nga kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Nga deklarimet e marra nga familjarët shtetasi A. I. vuante nga probleme të shëndetit mendor si dhe dyshohet të jetë vetëmbytur.

Ky shtetas ishte  shpallur në kërkim ditë më parë për largim nga banesa. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *