Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata dënon me vdekje ish-presidentin e Pakistanit, Pervez Musharraf


Një gjykatë në Pakistan ka dënuar me vdekje ish-sundimtarin ushtarak Pervez Musharraf, nën akuzën për tradhëti të lartë ndaj kombit të tij.

“Pervez Musharraf është shpallur fajtor për shkelje të nenit 6 të kushtetutës së Pakistanit”- tha zyrtari, Salman Nadeem, citon Reuters.

Akuza ndaj Musharraf ka të bëjë me vendimin e marrë prej tij në vitin 2007, kur pezulloi Kushtetutën me vendosjen e “ligjit të emergjencës”, me qëllim për të zgjatur mandatin e tij.

Reuters shkruan se Musharraf, i cili e mori pushtetin në vitin 1999 në një grusht shteti dhe më vonë u bë president, aktualisht nuk ndodhet në Pakistan.

Ai mendohet se ndodhet në Dubai, ku ka shkuar për një trajtim mjekësor që prej vitit 2016. Muajin e kaluar, Musharraf publikoi ​​një video ku shihej në shtratin e një spitali në Dubai dhe tha se atij nuk po i jepej një seancë dëgjimore e drejtë lidhur me këtë çështje.

“Unë i kam shërbyer kombit dhe kam marrë vendime për përmirësimin e vendit”– tha Musharraf në videoklip.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *