Vendosni fjalën kyçe....

LDK nuk hap rrugë: Shkojmë në opozitë nëse nuk marrim postin e Presidentit


“Nëse nuk e marrim postin e presidentit, shkojmë në opozitë”. Kështu deklaroi anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti.

Negociatat për lidhje të koalicionit kanë ngecur pasi LDK po kërkon nga Vetëvendosja që t’i lejojë propozimin për postin e presidentit.

“Ne jemi partia më e vjetër në Kosovë dhe si të tillë kemi përvojë në ndërtimin e institucioneve. Po ashtu ne jemi parti shtetndërtuese dhe si e tillë kemi futur historikisht njerëzit më të mirë të mundshëm nëpër poste drejtuese”. “Ky nuk është kushtëzim. Është një qasje ferr nga partia më e vjetër në Kosovë e cila po pranon që kryeministri të i takojë Lëvizjes Vetëvendosje”, tha Hoti në emisionin Pressing në T7.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *