Vendosni fjalën kyçe....

Ligji anti-shpifje, reagon OSBE: Është në mbështetjen tonë


Përfaqësuesi për Lirinë e Medias në OSBE ka reaguar nëpërmjet një postimi në Twitter për paketën “Anti-shpifje” e propozuar nga mazhoranca e cila pritet të votohet në parlament së shpejti.

Nëpërmjet 5 postimeve Harlem Desir ka shkruar se projekt-ligji është në mbështetjen e OSBE-së dhe standardeve ndërkombëtare.

Më tej ai ka shtuar se projektligji ka pësuar disa ndryshime nga ai fillestar ku përfshihet heqja e atiributeve të AKEP-it ndërsa po punohet për uljen e gjobave.

Ne kemi punuar me kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e Shqipërisë deri në minutën e fundit për të përmirësuar projektligjin për median, dhe për t’i sjellë ato në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe angazhimet e OSBE-së.

Shumë përmirësime në versionin e fundit të botuar sot në krahasim me projektligjin e mëparshëm: detyrimet e regjistrimit janë eliminuar; masa mbrojtëse të përgjithshme lidhur me standardet ndërkombëtare të prezantuara (neni 4); janë prezantuar kufij të rreptë për përmbajtjen e ndërmarrjes (neni 132);

Rregullimi i së drejtës së përgjigjes është përshtatur me nevojat e botimeve elektronike dhe është kufizuar për të shmangur keqpërdorimet (neni 53/1); atributet e AKEP-it janë hequr.
Do të vazhdojë puna për zvogëlimin e nivelit të gjobave dhe në miratimin e një instrumenti nënligjor të ardhshëm, në mënyrë që të garantojë që asnjë gjobë disproporcionale nuk mund të vendoset për ofruesit e shërbimeve elektronike të botimit.

Zyra ime do të monitorojë nga afër zbatimin e ligjit i cili në asnjë mënyrë, nuk duhet të pengojë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave. AMA duhet të zbatojë ligjin në një mënyrë vërtet të pavarur”-shkruan Desir.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *