Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Lezhë-Milot, tek “Kryqëzimi i Rriles”, si pasojë e të cilit ka mbetur e plagosur një adoleshente. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:45, kur një automjet ka përplasur një vajzë 17-vjeçe. E plagosura është dërguar në spitalin Rajonal të Lezhës.
“Rreth orës 07:45 , në autostradën Lezhë-Milot, tek “Kryqëzimi i Rriles”, automjeti me drejtues shtetasin F.D., ka përplasur shtetasen Xh.D.,17 vjeçe, ku për pasojë ka marrë demtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal të Lezhës.
Drejtuesi i automjetit shtetasi F.D.është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”– thuhet në njoftimin e policisë.