Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas për vdekje 23-vjeçarin në Fushë-Krujë


Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Larushk të Fushë-Krujës. Një automjet tip “Mitsubishi” ka përplasur këmbësorin me inicialet A.M.

Si pasojë e aksidentit 23-vjeçari fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

“Me datë 17.12.2019, në Larushk, Krujë, shtetasi R.K., 41 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Mitsubishi” ka aksidentuar këmbësorin shtetasin A.M., 23 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.”– thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit me inicialet R.K është shoqëruar në ambientet e Policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *