Vendosni fjalën kyçe....

Mbështetja e OSBE-së për ligjin anti-shpifje, Paloka: Rama i përdor të huajt kur i duhen, bëhet shurdh kur e kritikojnë


Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka iu është bashkuar reagimeve në lidhje me ligjin e ri për mediat, të ashtuquajtur paketën ‘Anti-shpifje’, ndërsa nuk ka kursyer akuzat për kryeministrin Edi Rama.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Paloka thekson se Rama përdor të huajt atëherë kur i duhen, ndërsa bën veshin e shurdhër sipas tij, kur nuk i pëlqen qëndrimet e tyre.

Rama po vërteton së fundmi dhe një fakt ( që unë e kam deklaruar kohë më parë); ai i përdor “të huajt” atëherë kur i duhen apo kur i shkojnë pas fijes, por i bën veshët shurdh kur qëndrimet e tyre nuk i pëlqejnë. Kështu, i njëjti që ka për borxh të të përmendi dhe deklarata të përkthyesve të ambasadave kur i leverdis, as nuk i dëgjon e as nuk reagon ndaj qëndrimeve të institucioneve qendrore ndërkombëtare”-shkruan Paloka

Sipas demokratit, kryeministri Rama po kërkon me patjetër ta kalojë nesër në parlament ligjin për mediat, megjithëse shton se janë me dhjetra organizatat ndërkombëtare që e kanë kundërshtuar përfshi OSBE apo Komisionin Evropian.

Këtë po bën Rama dhe me ligjin për censurimin e mediave që kërkon me patjetër ta kalojë nesër në atë palo parlament megjithëse janë me dhjetra organizatat ndërkombëtare që e kanë kundërshtuar përfshi dhe OSBE apo Komisionin Evropian.Po mbase Rama nuk i konsideron të mirëqena deklarimet dhe qëndrimet nga qendrat e këtyre organizmave ndërkombëtare, nëse nuk reagojnë përfaqësitë e tyre diplomatike në Tiranë”-përfundon Paloka.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *