Portieri i Shalkes, Alexander Nübel, është pezulluar për katër ndeshje të Bundesligës dhe është gjobitur me 12,000 euro pas goditjes të stilit ‘kung fu’ kundër një kundërshtari në një ndeshje kundër Frankfurtit këtë fundjavë.
Nübel nxitoi jashtë linjës së tij për të larguar një top të pasuar por në vend të topit goditi lojtarin kundërshtar, Mijat Gacinoviç, i cili u rrëzua në tokë.
Pavarësisht se Nübel ishte në dukje i hutuar nga reagimet e menjëhershme dhe duke protestuar ngaj gjyqtarëe, atij iu dha karton i kuq për goditjen nga gjyqtari.
Për fat të mirë, Gacinoviçi shkoi më vonë në mediat sociale për të informuar fansat e tij se ai ishte në rregull.