Vendosni fjalën kyçe....

Posti i presidentit mban peng formimin e qeverisë në Kosovë


Posti i presidentit duket se po mban peng formimin e qeverisë së re në Kosovë. Edhe pse ka pasur disa takime mes LDK-së e Vetëvendosjes për formimin e qeverisë, kjo gjë nuk është bërë ende e mundur.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti, tha se në rast të arritjes së kësaj marrëveshje është balancimi i pushteteve, shkruan Lajmi.net.

E sa i përket takimeve në mes të liderëve dhe nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëqeverisje me Vetëvendosjen, Hoti ka thënë se nuk është në dijeni nëse ndonjë takim i tillë do të zhvillohet së shpejti.

‘Ne jemi duke insistuar që të arrijmë një marrëveshje për të qeverisur sa më parë. Një marrëveshje që balancon përgjegjësitë. Ne kemi zhvilluar të gjitha konsultimet e brendshme. Nuk jam në dijeni që është caktuar ndonjë takim’,  deklaroi Hoti.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *