Vendosni fjalën kyçe....

Prokuroria nis hetimet ndaj Valdrin Pjetrit


Prokuroria ka nisur hetimin ndaj ish-kryebashkiakut të Shkodrës, Valdrin Pjetri pas denoncimit të Partisë Demokratike.

Organi i akuzës bën me dije se pas këtij denoncimi ka kryer verifikime të dy vetëdeklarimeve të Pjetrit, njërit si kandidat për Bashkinë e Shkodrës dhe tjetrit si drejtor i Drejtorisë së Aseteve në Ministrinë e Mbrojtjes. Prokuroria thotë se pas verifkimit ka rezultuar se Pjetri;

 Është arrestuar në flagrancë nga personeli i Policisë së Shtetit së Firences në datën 27.01.2003 së bashku me një shtetas tjetër shqiptar për shkelje të ligjeve mbi lëndën narkotike bazuar në ex art 73 DPR 309/90.

  • Me vendimin penal Nr.474 të Gjykatës së Firences, subjekti Valdrin Luigj Pjetri është deklaruar fajtor për veprën penale ‘Mbajtje e paligjshme e lëndëve narkotike në bashkëpunim’, parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal Italian dhe nga neni 73 paragrafi i 1i Dekretit të Presidentit të Republikës të Republikës së Italisë, nr.309/90 dhe është dënuar me 36 (tridhjetë e gjashtë) muaj burgim dhe me gjobë të barabartë me 2000 (dymijë) Euro, të zbritur për shkak të njohjes së rrethanave lehtësuese të përgjithshme, në 27 (njëzet e shtatë) muaj burgim dhe me gjobë të barabartë me 1.500 (njëmijë e pesëqind) Euro, e cila është zbritur për shkak të llojit të gjykimit në 18 (tetëmbëdhjetë) muaj burgim dhe me gjobë të barabartë me 1.000 (njëmijë) Euro. Pezullim të dënimit dhe mospërmendje. Vendim i formës së prerë.
  • I është revokuar leja e qëndrimit më datë 03.02.2003 nga Kuestori i Firencës.
  • Është dëbuar nga territori Italian më datë 04.02.2003, masë e marrë nga Prefekti i Firences. Afati i dëbimit përfundoi më datë 24.07.2015.

Pas këtyre gjetjeve, organi i akuzës thotë se ndaj Pjetrit ka nisur hetimi për akuzën ‘Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *