Gazetarët pritet të zhvillojnë një protestë ditën e nesërme kundër dy projektligjeve të mediave që ka paralajmëruar të miratojë Kuvendi opas propozimit të Ramës.
Siç njofton Këshilli Shqiptar i Medias, protesta do mbahet para parlamentit në orën 09:30.
Gazetarëve u bëhet thirrje që në rrjetet sociale të përdorin #MOSnaPREKfjalën ndërsa simboli i protestës është shalli i zi lidhur mbi gojë.
Njoftohet gjithashtu se KMSH-ja ka marrë leje për tubimin në Drejtorinë e Policisë për protesat e datave 18 dhjetor e 19 dhjetor.