Vendosni fjalën kyçe....

Altin Dumani shpalos platformën e tij për SPAK-un: Kam qenë 9 vjet i mbrojtur nga policia


Kandidati i parë që është intervistuar sot nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për kreun e SPAK është Altin Dumani.

Ai shpalosi planin e tij për drejtimin e SPAK-ut duke thënë se do të jetë i angazhuar për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionit

“Kjo prokurori do të godasë krimin dhe korrupsionin. SPAK do të bëjë të mundur një Shqipëri se cilido që do të kryejë një krim do të ndëshkohet pavarësisht pozitës.

Dështimi i SPAK nuk do të jetë një opsion. Detyra e parë ditën e parë të punës është nxjerrja e një akti që normon rregulloren për funksionimin e SPAK. Kujdes për dosjet që do të transferohen, që procedimet penale të studiohen mirë që të shmangen raste që mund të na cojnë në shuarjen e masave të sigurisë. Të paktën duhet të fillohet me dy seksione, krimit të organizuar dhe seksioni për korrupsionin e zyrtarëve të lartë të shtetit. Akti i domosdoshëm është fillimi i procedurës së përzgjedhjes së drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, është mushkëri që funksion me ajër SPAK.”– tha Dumani.

Dumani u pyet nga anëtarët e KLP-së për pikat e tij të forta, apo të dobëta që ka si drejtues. “Kam qenë 9 vjet i mbrojtur nga policia e shtetit, por kurrë nuk jam tërhequr dhe u kam shkuar deri në fund gjërave pavarësisht kostos, me kanë kanosur për shkak të detyrës është me vendim në tre shkallët e gjykimit. Të flasësh për pikat e dobëta, është pak e vështirë. Është menaxhimi i kohës se kur më kap grinta për të punuar fokusohem aq shumë sa harroj elementin kohë, mirë familja ime, por kam koleg, pasi për hir të çështjes privohen nga koha që ata duhet ti kushtojnë familjes, fëmijëve”, tha Dumani.

Pas tij, radhën për intervistë e ka kandidati tjetër Arben Kraja  dhe më vonë  Edvin Kondili.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *