Vendosni fjalën kyçe....

Gazetari i “Le Iene” këshillon kolegët në Shqipëri: Nuk zgjidhet problemi as me peticione, as me postime në ‘Facebook’


Gazetari shqiptar i emisionit “Le Iene”, Taulant Kopliku i cili zbuloi rastin e Alvin Berishës i cili kishte mbetur në Siri, i është bashkuar qëndrimit të gazetarëve në vend kundër projektligjeve të propozuara nga kryeministri Rama për median.

Por përveç kësaj, Kopliku ka dhënë edhe një mesazh për kolegët duke u thënë se ky problem nuk zgjidhet as me peticione dhe as me postime në rrjetet sociale por me një aksion të mirëorganizuar dhe me sakrifica. Ai ka risjellë në vëmendje grevën e ndërmarrë nga Pjetër Arbnori në vitin 1997, i cili u ngujua në zyrën e Komisionit për Liritë e të Drejtat e Njeriut në kryesinë e Kuvendit.

“Pjeter Arbnori hyri ne greve urie i vetem ne nje zyre te parlamentit per te mbrojtur lirine e fjales. Ata qe e njohin kete histori e dine shume mire se kjo nisem individuale e Mandeles shqiptar, ka qene ndoshta e vetmja greve e vertete urie, ne te cilen Arbnori rrezikoi seriozisht jeten.

Ky akt ekstrem vetesakrifikimi eshte ndoshta nje udherrefyes per te gjithe gazetaret e ketij vendi. Nje shembull sesi problemi i paketes famekeqe antishpifje nuk zgjidhet as me peticione e as me postime ne fb por me aksion te mireorganizuat dhe me sakrifica individuale.

Problemi eshte a jane te gatshem te pozicionohen ajo shumice kolegesh qe (megjithe respektin), jane aq te frustruar nga oligarkia qe drejton mediat kryesore, saqe edhe per tu organizuar ne nje situate te tille dramatike per te ardhmen e fjales se tyre, me perpara duhet te testojne humorin e pronarit.”– shkruan Kopliku.

Pas peticioneve të ndërmarra online dhe pas postimeve e deklaratave nëpër rrjete sociale, si dhe sherreve personale në emisione, sot gazetarët dhe aktivistët e shoqërisë civile do të protestojnë përpara Kuvendit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *