Vendosni fjalën kyçe....

Gjergj Erebara: Në botën demokratike s’mund të ketë polic për median


Gazetari Gjergj Erebara doli në një deklaratë të përbashkët për mediat, për të falenderuar organizatat ndërkombëtare, si dhe komisioneren e Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatovic për mbështetjen e treguar kundër “Paketës Antishpifje të Ramës”. Pasi bëri falenderimet, Erebara tha se edhe nëse ligji miratohet, gazetarët do vazhdojnë ta kundershtojnë me të gjitha mjetet. Sipas tij Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut, s’do ta lejojë një ligj të tillë.

“Nuk mund të ketë rregullim për median online nga shteti. E vetmja hapësirë ku shteti lejohet të rregullojë mediat janë televizionet.

Të gjitha çështjet e shpifjes duhet të shqyrtohen vetëm në mënyrë gjyqësore. Në këtë pikë, ne nuk kemi nevojë në ligj tjetër. Të gjitha transformimet kërkojnë vetëm një gjë, të vendosim një regjim që është në mospërputhje me të gjitha të drejtat europiane.

Ne do të vijojmë ta luftojmë ligjin me të gjitha mjetet demokratike. Në këtë kauzë, e konsideroj sakaq betejën të fituar. sepse ajo që socialistët do vendosin sot është nëse do deklarohen një forcë anti apo pro-europiane.

Në rast se ata e miratojnë këtë ligj, ligji do jetë i vdekur që në lindje sepse asnjë ligj i tillë nuk mund t’i mbijetojë asnjë rregulli kushtetues dhe gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Ky ka qenë rast unik ndërkombëtar në historinë 30-vjeçare shqiptare, ku të gjitha organizatat në botë për mediat i kanë bërë thirrje qeverisë të tërheqë ligjin për median.

Arsyeja është shumë e thjeshtë, në botën demokratike nuk mund të ketë polic për median. Një institucion administrativ të drejtojë median. Ky ligj është hequr në Europë që në shekullin XVII.”– tha Gjergj Erebara.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *