Vendosni fjalën kyçe....

Kreu i LDK-së: Nëse nuk arrihet marrëveshja me Vetëvendosjen shkojmë në opozitë


Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka mbajtur konferencë për media pas takimit që ka pasur me Këshillin e  Përgjithshëm të partisë së tij, ku është diskutuar për koalicionin e mundshëm me VV-në.

Në këtë konferencë, Mustafa ka theksuar se nëse nuk arrihet marrëveshja LDK – VV,  partia e Mustafës do të shkojë në opozitë.

“Edhe Vetëvendosja na ka pyetur a keni plan “B”, ne i kemi thënë se nëse nuk arrijmë marrëveshjen, plani “B” i joni është të shkojmë në opozitë.  Nuk kemi plan tjetër dhe nuk do të marrim hap tjetër.  Nëse e bëjmë qeverinë me VV-në, e bëjmë, nëse jo atëherë nuk pranojmë të mandatohemi nga Presidenti”, ka thënë Mustafa.

Mustafa po ashtu tha se ka hapësirë për t’u përpjekur që të arrihet marrëveshja me VV-në e Albin Kurtit.

“Kemi hapësirë të bëjmë përpjekje, të gjejmë gjuhë të përbashkët. S’kemi arsye të prolongojmë takimet dhe arritjen e marrëveshjes”- ka theksuar Mustafa.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *