Presidenca ka reaguar pas miratimit të ligjit anti shpifje nga ana e kuvendit duke deklaruar se Kreu i Shtetit Ilir Meta do shprehet në kohën e duhur dhe do ndërtojë një proces shterues ligjor.
“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të shprehet në kohën e duhur, pa u ndikuar nga askush përveç Kushtetutës dhe ligjit.
Pasi të njihet zyrtarisht me ndryshimet ligjore dhe relacionin shoqërues, Presidenti Meta do të ndërtojë një proces shterues ligjor, dhe do i njohë qytetarët me qëndrimin e tij përfundimtar”-thuhet në njoftimin e Presidencën përmes zëdhënësit të saj Tedi Blushi.