Vendosni fjalën kyçe....

“Ligji do miratohet sot, për ata që janë jashtë mbijetoj edhe 1 mijë vjet të tjera” (I përmend me emra)


Kryeministri Rama tha se ligji po bëhej për të rregulluar mediat dhe për të drejtat e individit që preket çdo ditë nga ato që publikohen çdo ditë, duke thënë se nëse do ishte për ata, ai mund të mbijetonte 1 mijë vjet me ato që thuhen për të.

Ai etiketoi me emra të përveçëm disa prej gazetarëve që protestojnë para parlamentit.

‘Unë me këta kështu jetoj e mbijetoj edhe 1000 vjet të tjera. Kjo është për shoqërinë. Është për të lehtësuar gjithë atë koncentrat helmi që këta hedhin në gjakun e shoqërisë nga mëngjesi deri në darkë. Del dhe flet Peçi Vasili. Del e flet atje, ai që në 7 fjalë 6 i ka sharje. Artur Zheji e bëri vajzën tonë dashnoren e ministrit dhe tani thotë se do iki nga Shqipëria. Mark Mark Marku del dhe shan nëpër televizione dhe thotë do të thyej shishen në kokë. Ky është profesori i letrave, Mark Mark Marku.’ – tha Rama.

Kreu i qeverisë shtoi se lajmet e rreme po shkatërrojnë bizneset në vend ndërsa ritheksoi ashpërsinë e ligjeve kundër shpifjes që ekzistojnë në vendet e ndryshme në botë.

‘Lajmet e rreme po shkatërrojnë bizneset. ERTV-ja kushton 100 herë më pak se portali me irrelevant. Nuk pranon publicitet, nuk merr para. Të gjitha ndryshimet në ligj janë bërë në dakordësi të plotë me ekspertët e OSBE-së. Nuk kemi shkuar te rrjetet sociale. Këtu vende ta këpusin profilin në çast. Profile false nuk hapen dot atje, ata nuk duan që të hapen. Ne po synojmë të vendosim standarde që të respektojmë të drejtat themelore të njeriut. Nuk janë njerëz vetëm këta që janë jashtë dyerve të parlamentit.’ – shtoi kryeministri.

Në fund Rama theksoi se ligji do miratohet duke shtuar se ai ishte dakordësuar 100% me standartet ndërkombëtare.

‘Nuk ka ligj perfekt, i mund të përmirësohet por nuk mund ta shtyjmë në pafundësi miratimin e ligjit deri kur ai të bëhet perfekt. Ky ligj do miratohet sot. Ligji është 100% i përputhur me standardet ndërkombëtare. Këtë ua them të firmosur nga institucioni që është ngarkuar për të ndjekur këtë proces që është OSBE-ja.’ – tha kreu i qeverisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *