Vendosni fjalën kyçe....

Macron lëshon terren pas protestave, i gatshëm të bëjë ndryshime në reformën e pensioneve


Presidenti francez Macron është ‘i gatshëm të përmirësojë’ disa fusha të planeve të diskutueshme të reformës së pensioneve, siç është mosha e pensionit, tha zyra e tij të mërkurën.

Vendi është goditur nga protesta masive kundër reformave të propozuara për gati dy javë, me greva që kanë prekur seriozisht transportin në veçanti.

Komentet e së mërkurës nga zyra e presidentit janë shenjat e para të tërheqjes së Macron pasi ai dhe qeveria e tij vazhdimisht refuzuan të adresonin shqetësimet e sindikatës për reformat gjithëpërfshirëse.

Presidenti ‘nuk do ta braktisë projektin dhe as nuk do ta shtrembërojë atë, edhe nëse ai është i gatshëm ta përmirësojë atë, përmes diskutimeve me sindikatat dhe brenda institucioneve kryesore si SNCF dhe RATP’, citohet të ketë thënë zyra e tij, shkruan AFP.

Elysee shtoi se Macron shpreson të arrijë marrëveshje me sindikatat për të pezulluar grevat gjatë periudhës së Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, në mënyrë që të ndihmojë njerëzit të udhëtojnë për pushime.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *