Është ndarë nga jeta aktorja e kinematografisë shqiptare, Mira Minga.
Minga njihet nga publiku për rolin e Kotes në filmin ’14 vjeç dhëndër’.
Ajo ka qenë pjesë e Teatrit të Kukullave ku ka shumë role në shfaqjet e dhëna për fëmijët.
Minga jetonte prej 19 vitesh në SHBA ndërsa lajmi për ndarjen e saj nga jeta është dhënë nga ish-kolegia e saj, Shegushe Bebeti.