Vendosni fjalën kyçe....

Nga paketa anti-shpifje te Buxheti 2020, ligjet e miratuara sot në Kuvend


Në ditët e fundit të vitit, Kuvendi ka miratuar disa nga ligjet të cilat ishin në rend dite për të votuar.

Dita e sotme mund të quhet si dita e “ligjeve të rënda” të miratuara pasi në thelb ishin ligje të kontestara herë-herë apo edhe me një rëndësi të veçantë për ecurinë e shtetit.

Një nga ligjet e miratuara nga më të kontestuarit ishte ligji i quajti anti-shpifje për rregullimin e portaleve online. Me shumicën e votave të mazhorancës paketa anti-shpifje mori konsensusin. I vetmi deputet nga mazhoranca që kundërshtoi këtë ligj ishte ish-ministri i jashtëm Ditmir Bushati.

Në Kuvend, u miratua edhe Buxheti i vitit 2020 me 90 vota pro dhe 9 kundër.

Gjithashtu sot ligjvënësit miratuan edhe shkarkimin nga Bordi i Bankës së Shqipërisë të ish-ministrit të financave Arben Malajt.

Më 80 vota u miratua edhe kreu i AKEP-it, ish-shefi i Protokollit të Kryeministrisë, Tomi Frashëri. Frashëri merr postin pas dorëheqjen se Ilir Zelës për motive personale.

Gjithashtu votat e ligjvënësve i dhanë dritën jeshile edhe ngritjes së Ministrisë së Rindërtimit e cila do drejtohet nga Arben Ahmetaj, i cili ka mbajtur më parë postin e Ministrisë së Financave.

 Me propozimin e Kryeministrit, Kuvendi votoi pro edhe për zgjatjen e gjendjes së emergjencës si pasojë e fatkeqësisë natyrore deri në fund të marsit 2020.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *