Vendosni fjalën kyçe....

Një burrë në Uells vritet me thikë para turmës së njerëzve në një treg Krishtlindjesh


Një burrë ka humbur jetën në Britani, pasi është goditur me thikë para syve të dhjetërave njerëzve që ndodheshin në një treg Krishtlindjesh. Gazeta “The Independent” shkruan se Jordan Davis, 23 vjeç, vdiq nga plagët që i mori pasditen e së hënës pranë një dyqani të rrjetit “Iceland”, i cili ndodhet në qendër të qytezës bregdetare, Barry.

Por nuk bëhet fjalë për një sulm terrorist.

Sipas policisë së Uellsit, i dyshuari është një burrë 24 vjeç, i identifikuar si Jordan Brown, i cili njihej me viktimën. Ai u arrestua vetëm disa orë pas vrasjes.

Shefi i Policisë, Mark O’Shea tha: “Ky ishte një incident tragjik që një personi të ri i ka kushtuar jetën dhe i ka shkatërruar familjen. Do të doja t’i falënderoj anëtarët e komunitetit që i erdhën në ndihmë viktimës dhe e bënë atë që mundën për ta ndihmuar”.

Ai shtoi se incidenti ishte jashtëzakonisht shqetësues për të gjithë të pranishmit, përfshirë shitësit lokalë dhe blerësit që ishin të shumtë në numër.

Policia tha se incidenti ishte kapur në kamera dhe bëri thirrje që kushdo që kishte pamjet t’i kalonte ato në polici në vend që t’i bëjë publike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *