Partizani ka pësuar humbjen e tretë radhazi në Durrës ndaj Teutës. Të kuqtë janë mundur në një ndeshje me shumë tension që prodhoi një gol dhe katër kartona të kuq.
Pas humbjeve ndaj Bylisit e Tiranës, klubi vendosi shkarkimin e trajnerit Lerda dhe tashmë ekipi është ende pa teknik.
Aktualisht Partizani ka zbritur në vendin e katërt duke treguar se do e ketë tejet të vështirë të mbrojë titullin.
Fitore kanë arritur sot edhe Bylis, Luftëtari e Kukësi, me këtë të fundit që është ngjitur në krye të renditjes, i ndjekur nga Bylisi e Laçi.
Ndërkohë po luhet takimi mes Tiranës e Flamurtarit që është në barazim 0-0.