Vendosni fjalën kyçe....

“Po e kthen vendin në Putinizëm e Erdoganizëm. Amanet mushkat” – Replikat Hajdari-Rama


Deputetja e PD-së, Hajdari, i bëri thirrje kryeministrit Rama që të tërhiqet nga ‘Paketa Anti-shpifje’ duke thënë se po e çon vendin në Putinizëm e Erdoganizëm.

‘Miratimi i këtij ligji e çon vendin në Putinizmi, Erdoganizmi. Ju kërkoni të kontrolloni median nëpërmjet institucioneve si AMA e AKEP-i që e kontrolloni politikisht. Keni ende kohë të tërhiqeni nga kjo paketë. Ka nevojë për amendime, ka nevojë për rregullime. Nuk kam nevojë që të më qani hallet mua dhe as nuk dua të qaj hallet e tua, unë qaj hallet e shqiptarëve.’ – tha Hajdari.

Kryeministri Rama u ngrit menjëherë pas Hajdarit, duke thënë se nuk e kishte haberin për çfarë fliste dhe se nuk tregon përralla si ajo por fliste me përgjegjësi.

‘Nëse do e përmblidhja në një fjali replikën ndaj jush, më vjen ndër mend avokat Ngjela që në të tilla raste thotë ‘Amanet mushkat’. Më thoni se jam i mbaruar, ju jeni ende e re dhe e keni përpara të ardhmen.  Kurani i shenjtë e quan shpifjen aksion ç’njerëzor ndërsa shpifësit i quan ngrënës njerëzish. Unë nuk e thashë këtë. Kështu e thotë Kurani. Të ngrihesh këtu e të më thuash Putinizëm, Erdoganizëm. S’ke haberin fare për çfarë flet. Është ligj që krahasuar me ato të BE-së është limonatë. S’e dua fare këtë ligj për veten time, unë s’sdo shkoj asnjëherë te AMA. Hajde na thuaj këtu si ta bëjmë, ti si deputete e re për politikë të re, hajde na trego dhe mos flit në hava si ata që janë te dera.’ – tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *